Atentatori turk i Papa Vojtilës: Dua të takoj Papa Françeskun

Kjo deklaratë është bërë nga vetë Mehmet Ali Agça, në kuadrin e përgatitjeve për vizitën e Papa Françeskut në Turqi, nga 28 deri 30 nëntor.

Kujtojmë se ky shtetas turk u përpoq të vriste Papa Gjon Palin II në vitin 1981, akt ky për të cilin ai kreu 30 vite burg.

Ndërsa Papa Vojtila shkoi dhe e takoi atë, takim ky për të cilin atentatori do të shprehej: “Kujtoj takimin tim me Papën si një nga aktet më të bukura dhe të rëndësishme të jetës sime. Siç e tha edhe vetë Papa ai takim ishte një mrekulli e vendosur nga Zoti. Më bëri përshtypje sinqeriteti dhe ndershmëria e Gjon Palit II. Ishte një njeri që kishte një dashuri të sinqertë dhe pa interes për të tjerët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?