Athina përgatit një mbledhje të evropës jugore
Greqia përgatit për në shtator një mbledhje të vendeve të jugut të Evropës për të diskutuar mbi problemet ekonomike dhe migratore, sipas burimesh qeveritare.
“Ne do të përpiqemi të diskutojmë me shtetet që përballen me të njëjtat probleme si Greqia”, sipas të njëjtave burime.
“Objektivi është të arrihet në një takim mes krerëve të vendeve të jugut të eurozonës”, thekson ky burim.
Kjo mbledhje, përgatitjet e së cilës janë në fazën fillestare, mendohet të zhvillohet më 9 shtator, ku vendet e ftuara janë Qiproja, Franca, Malta, Italia, Portugalia dhe Spanja.
KOHA JONË SONDAZH

