Athinë, Qeveria Cipras merr votëbesimin me 162 vota
Nga Kujtim VANI
Qeveria Cipras ka marrë votebesimin nga 162 deputetët e SYRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur. Në votimin nominativ që filloi pak para orës një pas mesnate dhe menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Cipras, deklaratat programatike të qeverisë i votuan 149 deputetët e SYRIZA-s dhe 13 deputetët e Grekëve të Pavarur. Kundër votuan gjithë partitë e opozitës (Demokracia e Re, Agimi i Artë, Lumi, Partia Komuniste, PASOK). Veç të tjerash duke iu referuar takimit të sotëm të Eurogrupit, kryeministri Cipras në fjalën përbmbyllse gjatë diskutimit në kuvend tha se: “Në takimin e Eurogrupit do të jetë populli grek” Foca jonë është besimi i popullit grek, theksoi në prag të takimit të së mërkurës të Eurogrupit, kryeministri Aleksis Cipras. Dhe shtoi: “në atë takim nuk do të jetë Janis Varufakis. Në Eurogrup do të jetë Greqia. 10 milionë grekët dhe grekët që vuajtën me pa të drejtë për kaq vjet. 1,5 milionë të papunët. 2,5 milionë të varfërit. 300.000 të rinjtë që emigruan jashtë Greqisë. Këta do të jenë në takimin e Eurogrupit”, theksoi kryeministri gjatë fjalimit mbyllës të diskutimit të programit të qeverisë. “Këtu ku gjendemi, nuk ka rrugë kthimi”, tha më tej Cipras. “Ne nuk jemi të predispozuar të mendojmë përplasjen, në të kundërt nuk do të kishte negociim”, nënvizoi nga ana e vet ministri i financave Janis Varufaqis, që përsëriti se “qeveria pranon 0% të memorandumit”. Ajo që kërkohet, shtoi Varufaqis, që do të marrë pjesë në takimin e Eurogrupit, është që të ketë një “urë” ndërmjet marrëveshjes së vjetër dhe të resë që do të prezantojë qeveria.
KOHA JONË SONDAZH

