Athinë: Sot procesi gjyqësor kundër Agimit të Artë

 

Të hënën para dite trupi gjykues do të zerë vendin e vet në katedrën e gjykatës që pritet të japë përgjegjësinë për aktet e dhunës që u dedikohen udhëheqjes, kuadrove dhe pjesëtarëve të partis neo-naziste greke Agimi i Artë. Gjykatësit ftohen të konkludojnë në një vendim me rëndësi historike dhe të gjykojnë nëse Agimi i Artë është një morfemë e tipit nazist e kamufluar si parti politike, siç bëhet me dije në materialin e akuzës.  Në të njëjtën kohë, gjykatësit duhet të japin drejtësi për viktimat e sulmeve që kanë kryer të pandehurit, pasi do të gjykone tre çështje konkrete që sipas organit të akuzës përbëjnë akte të një organizate kriminale, absolutisht të strukturuar dhe të koordinuar. Trupi gjykues do të vendosë nëse ato akte u kryen “në zbatim të parimeve të statutit” dhe synimeve të organizatës kriminale, siç nënvizohet në raportin e prokurorit të gjykatës së lartë, apo nëse përbëjnë incidente të veçuara, të pavarura nga direktivat partiake. Gjyqi, pritet të zgjasë rreth një vit, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje nëse salla e përmasave të vogla në sallën e burgut të grave në Koridalos do të mund t’u përgjigjet kërkesave në rritje të një procedure të tillë siç është ky proces gjyqësor. 

Kujtim VANI

SHKARKO APP