Ati i Shenjtë: Evropa? Ndjesia e një gjysheje

Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, para Parlamentit Evropian, lidhur me Evropën, duke e nxitur që të shndërrohet në një referencë për njerëzimin dhe të presë dhe ndihmojë migrantët që vinë drejt saj.

“Një bashkimi më të gjerë, më influent, duket sikur u bashkohet një imazh i një Evrope pak të plakur dhe të tkurrur, që ka tendencë të ndihet më pakë protagoniste”, vlerësoi ai para eurodeputetëve.

Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që të braktiset ideja e një Evrope të trembur dhe të mbyllur në vetvete. Porse duhet të jetë një pikë e çmuar për të gjithë njerëzimin.

“Ne nuk mund të tolerojmë që Mesdheu të shndërrohet në një varr gjigant! Me varkat që vijnë për ditë në brigjet evropiane, ku ka burra dhe gra që kanë nevojë për ndihmë dhe pritje”, bëri thirrje Papa sikurse kishte thënë edhe në korrik 2013 në ishullin italian të Lampeduzas.

Sipas tij, “Evropa duhet të ngrejë ligje që njëkohësisht mbrojnë të drejtat e qytetarëve evropianë dhe garantojnë pritje për migrantët”.

Françesku inkurajoi gjithashtu një zgjerim, veçanërisht në drejtim të Ballkanit, që ka vuajtur shumë nga konfliktet e së shkuarës.

“Dua të jap një mesazh paqeje dhe inkurajimi për të gjithë qytetarët e Evropës, në një moment që ajo shihet gjithnjë e më pakë si një protagoniste në botë, që shpesh e sheh nga lartë, me mosbesim dhe shpesh me dyshim”, shtoi ai duke përmendur shpirtin e themeluesve të BE-së që synonin të kalonin përçarjet dhe të favorizonin paqen.

SHKARKO APP