Atika zbret Selanikun nga froni i infektimeve, shifrat tronditin Greqinë

Kurba e infektimeve dhe vdekjeve në Greqi vijon që të jetë shqetësuese. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 1193 raste të reja me koronavirus, teksa dje ishin 1,747 raste. Sot u shënuan 98 viktima.

Dje numri i të vdekurve shkoi në 121, për herë të parë kjo shifër brenda një dite në Greqi, megjithatë sot pati një rënie. Por pavarësisht rënies, numri i rasteve dhe fataliteteve nga koronavirusi në Greqi trondit dhe shqetëson qytetarët, ekspertët, por edhe qeverinë greke.

Sa i përket intubuarve, dje ishin 606, ndërsa sot janë 603. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, më shumë raste të reja u zbuluan në Atikë sesa në Selanik, që është një nga zonat më problematike përsa i përket përhapjes së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?