”Ato syze dielli të bukura”, Trump ngacmon Macron
Gjatë fjalimit të tij në Davos, Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ngacmuar edhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës u shfaq me syze gjatë Forumit Botëror Ekonomik për shkak të një problemi në sy. Trump i cilësoi syzet Pilot të bukura, por pyeti se çfarë kishte ndodhur me Macron.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi”, tha Trump.
Zyra e Macron tha se zgjedhja për të mbajtur syze dielli gjatë fjalimit të tij, i cili u zhvillua brenda, ishte për të mbrojtur sytë e tij për shkak të një ene gjaku të plasur
KOHA JONË SONDAZH

