Aty ku u bë ikonë, nobelistja Malala kthehet në Pakistan pas…
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai u kthye në Pakistan për herë të parë pas 5 vjetësh, që kur u plagos nga talebanët.
Yousafzai, tashmë 20 vjeç dhe një aktiviste për të drejtat e njeriut, u qëllua në kokë nga milintatët sepse bënte fushatë për arsimimin e femrave në vitin 2012. Ajo pritet të takohet me krerët e vendit gjatë vizitës së saj 5-ditore, por detajet e axhendës janë mbatjur sekret për arsye sigurie.
Nuk është konfirmuar nëse ajo do të vizitojë qytezën e saj të lindjes Swat, në zona rurale veriperëndimore të Pakistanit. Në moshën 11-vjeçare, Malala shkruante një ditar anonim për BBC për jetën e saj nën sundimin taleban.
Ajo ishte vetëm 15-vjeç kur talebanët tentuan ta vrasin në autobusin e shkollës, pasi figura e saj u bë shumë e njohur në luftën për të drejtat e grave. Atentati i dështuar e shndërroi atë në një ikonë, megjithëse i kushtoi largimin nga vendi i saj.
KOHA JONË SONDAZH

