Australi, 12 shtëpi të djeguara dhe 22 zjarrfikës të lënduar

Të paktën 12 shtëpi janë djegur nga zjarri i cili ka rënë në Australinë jugore, ndërsa dyshohet se  edhe 20 të tjera do të dëmtohen.

Temperaturat e larta që janë regjistruar në periudhën e fundit në Australi, veçanërisht në zonat në jug të Adelaide janë bërë shkak i një zjarri masiv i cili ka krijuar dëme të mëdha.

Kryeministri i Australisë jugore, Jay Weatherill thekson se akoma ekzistojnë rreziqe serioze nga rrëzimi i drunjve dhe shtyllave të djegura por qëllimi jonë është që të kthehen njerëzit sa më shpejtë që të jetë e mundur në shtëpitë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 800 zjarrfikës, 80 kamionë dhe 14 fluturake kanë ndihmuar për të shuar flakët , duke përfshirë edhe një numër të ekuipazheve të dërguara nga NSW , Queensland dhe Zelanda e Re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri i Policisë Gary Burns ka raportuar se gjatë operacionit për të shuar zjarrin janë ekauuar 4000 njerëz ndërsa 22 zjarrfikës janë lënduar .

Sipas Burns, Australia çdo vit përballet me zjarre të mëdha, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e mjedisit pohojnë që se kjo ndodh gjithnjë e më shpesh për arsye të ngrohjes globale.

Ndërkohë zjarre të ngjashme kanë përfshirë edhe shtetin federal Victoria, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në tri vendbanime në jug të qytetit Melbourne.

Guvernatori i Victoria raportoi se gjatë pesë viteve të fundit ka pasur më shumë se 70 raste ku ka rënë zjarr . Në vitin 2009 , një zjarr i përmasave të mëdha vrarë 173 njerëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?