Austri, 6 emigrantë afganë dyshohet se ngacmuan seksualisht 18 gra

Policia austriake ka identifikuar gjashtë të rinj që dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht 18 gra gjatë festës së Vitit të Ri në Insbruk, njofton shefi i policisë së këtij qyteti.

Martin Kirchler iu ka thënë gazetarëve se të gjashtit janë shtetas afganë të moshave nga 18 deri më 22 vjeç, disa prej të cilëve jetojnë në strehimore për migrantë.

Gratë që janë ankuar thonë se ato janë ngacmuar seksualisht derisa ishin pjesë e turmës që e festonte Vitin e Ri nëpër rrugët e Insbrukut.Ankesa të njejta janë paraqitur edhe në qytete të tjera austriake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kirchler ka thënë se një nga të dyshuarit e ka pranuar fajin, derisa të tjerët thonë se nuk mund të mbajnë mend asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar, grupe të djemve të rinj, kryesisht nga Afrika Veriore, janë akuzuar se kanë sulmuar apo ngacmuar seksualisht dhjetëra gra derisa festonin Vitin e Ri në Këln të Gjermanisë./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?