Austri, Hofer kryeson sondazhet për zgjedhjet presidenciale

Kandidati i partisë së ekstremit të djathtë ”Freedom Party”, Norbert Hofer kryeson sondazhet në prag të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale të tetorit, doli nga sondazhi i fundit i kompanisë Gallup.

Hofer humbi me pak vota ndaj ish-liderit të të gjelbërve, Alexander van der Bellen në zgjedhjet presidenciale të majit, që u vlerësuan si të parregullta në numërimin e votave nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Një numër sulmet islamike në Evropë si edhe vendimi britanik për t’u larguar nga BE-ja ka ndryshuar kahun e votës për elektoratin gri austriak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sondazhi i publikuar dje nga gazeta “Oesterreich” tregoi se Hofer kryeson me 52 për qind të votave, ndërkohë që 48 për qind janë për Van der Bellen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hofer, 45 vjeç, humbi në maj me 31 000 vota.

Nëse fiton, ai do të jetë presidenti i parë i ekstremit të djathtë në një vend anëtar të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?