FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Austri, shpërthim në një impiant gazi, të paktën një i vdekur (Foto)

AUSTRI – Të paktën një i vdekur dhe 18 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur në një impiant gazi në Baumgarten an der March, Austri.

“Pas shpërthimit ka rënë një zjarr, por situata është nën kontroll”, – ka thënë zëdhënësi i policisë, Edmund Tragschiz. Autoritetet kanë izoluar zonën e asaj që konsiderohet të jetë stacioni më i madh i shpërndarjes së gazit austriak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fotot e publikuara nga Kryqi i Kuq, duket një valë e madhe tymi. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe personeli i emergjencës.Terminali i Baumgartenit është pika kryesore për shpërndarjen e gazit që vjen në Austri nga Rusia dhe Norvegjia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një kapacitet prej 40 miliardë metrash kub, infrastruktura është përuruar në vitin 1959 dhe është një nga pikat kryesore të furnizimit me gaz në Europën Qendrore.
(er.cuBalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?