AUSTRI, varfërimi masiv i grekëve i dedikohet politikës neoliberale të Trojkës?
Varfërimi masiv i grekëve i dedikohet politikës neoliberale të shtrëngesës radikale që u zbatua nga Trojka (BE-FMN-BQE), thekson në një intervistë për radion publike austriake, juristi Lukas Oberndorfer, studiues në Dhomën ausrtiake të Punës.
Studiuesi austriak konsideron si rrugë të drejtë një ndryshim të konventave europiane me përfshirjen e Parlamentit Evropian dhe të drejtën e ushtrimit të vetos.
”Nga viti 2010 programet e shpëtimit të Greqisë diktohen nga politika neoliberale që imponon shtrëngesë radikale dhe forcim të kompetivitetit, gjë që çoi në një varfërim masiv të popullsisë”, deklaroi Oberndofer.
”Kjo çoi edhe në uljen e PBB-së në masën 25 për qind, në rritjen e papunësisë në 28 për qind, në rritjen e mortalitetit infantil dhe të vetëvrasjeve, në borxhin publik në stratosferë nga 120 në 175 për qind të PPB-së e tjerë”, thekson ai.