Austria: Dënimi me vdekje, fund bisedimeve Turqi-BE

Kancelari austriak, Christian Kern deklaroi se nëse Ankaraja rivendos dënimin me vdekje, atëherë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duhet të përfundojnë automatikisht.

”Nëse rivendoset dënimi me vdekje, atëhere Turqia po e vendos veten jashtë konsensusit të vlerave”, deklaroi Kern në stacionin televiziv privat austriak, Puls 4.

”Kjo nënkupton që bisedimet e anëtarësimit do të jenë të detyruara të përfundojnë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E gjithë struktura e bashkëpunimit mes BE-së dhe Turqisë ka nevojë të ridimensionohet, përfshirë marrëveshjen për refugjatët”, shtoi Kern.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?