Autorizohet për përdorim terapia mori Trump për të trajtuar Covid-19

Terapia e antitrupave të Regenron, me të cilën u trajtua Presidenti i SHBA, Donal Trump, gjatë infektimit me COVID-19, është autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA).

Kokteji i antitrupave quhet REGEN-COV2 dhe mori autorizim emergjent nga FDA të shtunën për të trajtuar Covid-19.

Substancat përbërëse futen në qarkullimin e gjakut dhe kanë për qëllim të imitojnë një përgjigje imune ndaj infeksionit.

Terapia uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, “duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë”

“Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme”, tha FDA.

SHKARKO APP