Avionët rusë u futën në hapësirën e saj ajrore, Estonia: Moska po na provokon
Estonia ka denoncuar sot një incident të ri në hapësirën e saj ajrore, duke e cilësuar shkeljen e avionëve rusë si një provokim të qëllimshëm.
Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, deklaroi se këto veprime janë pjesë e një strategjie të Moskës për të dërguar sinjale ndaj Perëndimit. “Rusia kërkon të zhvendosë vëmendjen nga mbështetja për Ukrainën drejt frikës mbi mbrojtjen e vetë vendeve të NATO-s”, theksoi ai.
Pevkur shtoi se reagimi i menjëhershëm i forcave të Aleancës dëshmoi nivelin e lartë të gatishmërisë dhe vendosmërinë për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe territorin evropian me të gjitha mjetet e nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

