Rubio: Sulmet izraelite në Katar sollën në bisedime Hamasin, organizata do çarmatoset

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se sulmi ajror i Izraelit në shtator kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha (Katar) krijoi një ndjenjë urgjence për të përfunduar luftën në Gazë para se ajo të përhapet. Ai shtoi se ajo që e shtyu Hamasin të ulej në tryezën e bisedimeve ishte roli konstruktiv i vendeve si Katari dhe Turqia, të cilat kanë marrëdhënie me Hamasin dhe ushtruan presion për të nënshkruar një marrëveshje.

”Ne luajtëm një rol të ngjashëm në anën tjetër”,-tha Rubio, duke iu referuar presionit amerikan ndaj Izraelit për të pranuar një armëpushim në tetor. Ky sulm i pazakontë izraelit në territorin e Katarit një aleat kyç i SHBA-së dhe ndërmjetës në negociata shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare në atë kohë.

Rubio tha se nuk e përjashton mundësinë që SHBA-të të ndjekin një plan çarmatosjeje për Hamasin që bën dallim mes armëve të rënda dhe atyre të lehta. Teksa Rubio u pyet nëse SHBA-të janë të gatshme të pranojnë përgjigjen e Hamasit për të dorëzuar armët e rënda, duke mbajtur ato më të lehtat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?