FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avioni tundet nga era, ja ulja e vështirë në aeroportin e Dyseldorfit (Video)

Moti i keq prej disa ditësh ka goditur disa shtetë të Evropës si Holandën, Belgjikën dhe Gjermaninë. Deri më tani janë shënuar dhjetë viktima, linja hekurudhore të paralizuara dhe avionë në tokë.

Stuhi të forta vijnë nga Deti i Veriut dhe era e forta ka ndaluar trafikun ajror për disa orë në mëngjes në aeroportin e Amsterdamit, një nga shpërndarësit kryesor të fluturimeve në Evropë.
Disa fluturime janë anuluar gjithashtu në Gjermani në aeroportet e Dyseldorfit dhe Mynihut ku aeroportet janë mbyllur. Stuhitë e fuqishme kanë goditur vendet e veriut të Evropës me erërat që arrijnë deri në 200 km/h.

Në videon e mëposhtme do të shihni uljen e frikshme të avinit të linjës Eurowings në aeroportin e Dyseldorfit. Sic raportojnë mediat e huaja era arrinte mbi 110 km/h. Piloti arrita ta kontrollojë shumë mirë situatën dhe arriti ta ulë avionin duke luftuar me erën e fuqishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?