Avokati i Trump bën deklaratën e fortë: Soros përdor ambasadat e SHBA në Europë, kundër kundërshtarëve
Avokati i presidentit të SHBA-së, ka lëshuar akuza mjaft të forta ndaj Xhorxh Soros.
Me një postim në Twitter, Rudy Giuliani akuzon Sorosin se në Europën Lindore përdor ambasadat amerikae për të sulmuar kundërshtarët e tij.
Giuliani shkruan se Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.
Postimi i plotë në Twitter i Rudi Giulianit:
Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.
Ai është një anarkist. Ai ka themeluar DA-në për të liruar kriminelët.
Dhe në Europën Lindore, ai përdor ambasadat amerikane për të mbrojtur organizatën e tij dhe sulmuar kundërshtarët.
Ndiqni të mërkurën e kësaj jave rudygiulianics.com.