Azil në Gjermani, agjencia e refugjatëve akuzohet për rryshfet

Zyrtarë të emigracionit në Bremen të Gjermanisë, dyshohen për rryshfet në këmbim të përmirësimit të aplikimeve të azilkërkuesve.

“Der Spiegel”, shkruan se Jutta Cordt, kryetarja e Zyrës federale të Emigracionit dhe Refugjatëve “BAMF”, kishte informacion mbi parregullsitë masive në këtë qytet, të cilat nisin që prej shkurtit të vitit 2017.

Mediet në fjalë citojnë një mesazh të postës elektronike, në të cilin kreu i Departamentit përgjegjës kërkon që situata të ekzaminohet “pa zhurmë” dhe “pa hyrë shumë në detaje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vet “BAMF” i mohon pretendimet mediatike, e thotë se nuk ka marrë asnjë “e-mail” të këtij lloji. Në muajin prill, megjithatë, Prokuroria e Bremenit njoftoi se një ish-zyrtare e degës së “BAMF” në këtë qytet ishte vënë nën hetim, pas akuzave se ajo dhe 4 persona të tjerë kishin marrë ryshfet në këmbim të dhënies së azilit për rreth 1.200 refugjatë, pavarësisht se këta individë nuk i plotësonin kriteret e nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Episodet thuhet të kenë ndodhur në periudhën e viteve 2013-2016. Për rrjedhojë, 18 mijë kërkesa azili të shqyrtuara në Bremen që prej vitit 2012 do të verifikohen edhe njëherë gjatë 3 muajve të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?