Babai beqar birëson vogëlushen me sindromën Down, u refuzua nga 20 familje
Alba është vogëlushja me sindromën Down që u refuzua nga 20 familje. Luca Trapanese është beqari që pranoi të birësonte vajzën. Historia e tij mori një vëmendje të veçantë kur ai botoi një libër të jetës me Albën, që rrëzon të gjitha stereotipet për baballarët, fenë dhe familjen. Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, e sidomos kur ai është homoseksual. Ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës. Luca e adoptoi Alba-n, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tani është rritur shumë. Luca kishte punuar në qendra të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba. Ai u gëzua shumë për mundësimin e birësimit të vajzës dhe tani jetojnë shumë të lumtur bashkë.