Babai i dy fëmijëve deh me alkool të miturën, e përdhunon më pas në bodrumin e hotelit

Një ngjarje e tmërrshme është bërë publike në mediat e huaja ku një burrë që punonte si banakier me shtetësi italiane dhe babai I dy fëmijqëve, ka dehur me alkool një 14-vjeçare britanike, dhe më pas e ka përdhunuar në budrumin e hotelit.

55-vjeçari është akuzuar se i ka dhënë alkool të miturës në barin e një hoteli në Zvicër, ku punonte, pa i kërkuar kartën e identitetit.

Ndërkohë ai ka ka dalë para gjykatës dhe e ka pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale, por thotë që ai kishte menduar se vajza ishte 20 vjeçe, dhe se gjithçka ishte bërë me pëlqimin e saj.

Vajza ka dëshmuar dhe ka thënë se ajo ishte zgjuar në mëngjes pa ditur ku ishte, me rrobat e grisura dhe me dhimbje në të gjithë trupin.

Gjykata zvicerane e ka dënuar italianin me katër vite burg dhe i ka hequr të drejtën pë të shkelur në Zvicër për 10 vitet e ardhshme.

SHKARKO APP