“Babai im është keq”, 6-vjeçarja i shpëton jetën nënës

Një vajzë guximtare ka shpëtuar nënën e saj nga abuzimi i tmerrshëm në familje. 6-vjeçarja i tha stafit të mësuesve në shkollë se: “Babi im po e lëndon mamin.” Pasi e pa nënën e saj ndërsa dhunohej nga i ati, vogëlushja vendosi të fliste.

“Babi im është i keq”, u tha ajo stafit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Scott Keegans, 34 vjeç ra në prangat e policisë për dhunimin e gruas së tij Jodie. 36-vjeçarja u shpreh se jeta e saj ka qenë si film horror gjatë tre viteve që u ushtrua dhunë sistematike ndaj saj.

Keegans u dënua me 18 vite burg nga gjykata e Sheffield, pasi gjykata e shpalli fajtor për gjashtë akuza të dhunës, sulmit seksual dhe përdhunimit. Një gjykatës e përshkroi ngjarjen si rastin më “satanik” që kishte parë ndonjëherë në 30 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për sulmin e fundit ndaj saj, Jade rrëfeu: “Mendova se ishte dita e fundit e jetës sime. Kishte dy orë që po më rrihte me akllaj. Kur shkova në spital mjekët menduan se kisha bërë aksident automobilistik.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa shtoi: “Vajza ime është heroinë për guximin që tregoi duke treguar në shkollë. Ajo me të vërtetë më shpëtoi jetën.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?