Babai përdhunon vajzën 6 vjeçare

Pedofilia ka tronditur këtë herë Australinë. Mediat lokale kanë pohuar se një baba i sëmurë ka dhunuar seksualisht vajzën e tij vetëm 6 vjeçe dhe ka rrahur djalin 4 vjeç. Gjykata e Adelaide ka punuar për rreth 3 ditë për të zbardhur rastin.

Më tej gazetat nënvizojnë se babai kishte kryer një sërë sulmesh mbi fëmijët e tij. Ai është gjetur fajtor për sulm seksual, abuzim fizik dhe mizori. Gjykata tha se edhe njerka ushtronte dhunë ndaj fëmijëve. Trupa gjykuese është shprehur se si pasojë e dhunës, fëmijët kishin shenja thuajse kudo.

Ata ishin shtypur nga dera e makinës, ishin lidhur në pemë për orë të tëra dhe ishin rrahur me kamxhik. Dyshohet se i gjithë abuzimi ka ndodhur në një zonë rurale të Australisë Jugore, ku çifti jetonte. Abuzimet janë kryer nga viti 2011 deri më 2013. Gjykata e ka përshkruar rastin si të tmerrshëm dhe jashtë çdo lloj normaliteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?