Bagdad, ushtria irakiane përgatitet për sulm frontal kundër ISIS-it

Ushtria e Irakut po përgatitet për operacione në shkallë të gjerë kundër organizatës terroriste ISIS, njoftoi ministri irakian i Mbrojtjes Halit el-Ubeidi, i cili ka mbikëqyrur përgatitjet në vend dhe ka vizituar trupat ushtarake në rajonin Taxhi të Salahadinit.

Sipas informacioneve mësohet se Ubeidi ka monitoruar trupat ushtarake të dislokuara në Taxhi, të cilët do të luftojnë kundër ISIS-it.

Ubeidi ka marrë informacione në lidhje me përgatitjet dhe në lidhje me gjendjen e sigurisë në rajonet problematike.

Ai ka vëzhguar dhe përgatitjet për operacionet që do të ndërmerren kundër militantëve të ISIS-it dhe gjithashtu ka diskutuar me komandantët për municionet ushtarake dhe nevoja të tjera që do të jenë të nevojshme gjatë operacionit.

Në rajonin Taxhi të Salahadinit, në veri të vendit, jetojnë anëtarët e fiseve sunite.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e rajonit është rreth 300 mijë banorë.

Në rajonin ku ndodhet baza ushtarake Taxhi më parë ka qenë fabrika më e madhe ushtarake që përdorej për prodhimin e materialeve të përdorura në ndërtimin e tankeve.

SHKARKO APP