Balena Blu/ Hiqej si kuruese, 23-vjeçarja përballet me drejtësinë

Një 23-vjeçare  u dërgua për gjykim  në Milano me akuzën e akteve persekutuese dhe dhunës,  si pjesë e ‘Sfidës së Balenës Blu’. E reja, sipas hetuesve, hiqej si ‘kuruese’ dhe përmes rrjeteve sociale me pjesëmarrjen e një të mituri dhe kërcënimeve me vdekje, detyronte një vajzë të re të bënte prerje në trup dhe pastaj t’ia dërgonte fotogratitë para 50 testeve të guximit.

Historia, lindi pas një hetimi mbi fenomenin e “Balenës Blu”, nga një gazetar i cili u shtir si një i mitur i gatshëm për ‘sfidën’.  Ai hapi një profil fallso , ku u shtir si një 14-vjeçar dhe luante me 23-vjeçaren e akuzuar.

Nga ky rast, gazetari raportoi në polici për 23-vjeçaren, e cila bashkëpunonte me një 16-vjeçar me prejardhje ruse. Ajo akuzohet se ka provokuar një viktimë në gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë  e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?