Ballkani “dridhet” nga i ftohti, temperaturat kapin rekordin

Në malet e Bosnje e Hercegovinës u shënuan temperaturat më e ulta në Ballkan, në minus 27 gradë Celsius.

Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat Ssplit, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Rekordi paraprak është prej 23 janarit të vitit 1963, kur në Split janë matur minus nëntë gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rajonin e Makarska tashmë dita e tretë po fryen erë me shpejtësi prej 90 kilometra në orë, ndërsa temperatura ka zbritur deri në minus shtatë gradë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Athinë temperatura është rreth zeros, ndërsa në pjesët veriore të vendit janë matur minus 15 gradë.

Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin, rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar  për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor. Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor.

Gjatë natës, shtresa e borës në Stamboll arriti deri 40 centimetra dhe shkaktoi kaos nëpër rrugë.

Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy migrantëve ilegal irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?