Ballkani Perëndimor – një zonë “Mini Shengen”

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, qytetarët e Serbisë mund të hyjnë, si dhe të kalojnë përmes territorit të BeH dhe të qëndrojnë në Mal të Zi deri në 30 ditë me letërnjoftim ose dokument tjetër ku mund të vërtetohet identiteti dhe shtetësia e tyre.

Qytetarët e Serbisë mund të kalojnë kufirin shtetëror të Maqedonisë me karta të vlefshme identiteti. Në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe të Kosovës, qytetarët serbë mund të hyjnë pa vizë dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë, me pasaportë ose kartë identiteti. Kjo e drejtë mund të shfrytëzohet në të gjitha vendkalimet kufitare midis Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe me atë të Kosovës, me përjashtim të aeroportit, ku nevojitet pasaporta.

Në të njëjtën kohë, në përputhje me takimin për “Kartën e Adriatikut”, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën qytetarëve të këtyre tri vendeve u mundësohet kalimi nga një vend në një tjetër me pasaporta apo karta identiteti biometrike.

Qytetarët e Kosovës, me karatë identiteti mundë të udhëtojnë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Qytetarët e Malit të Zi me kartë identiteti mund të shkojnë në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu edhe qytetarët e Maqedonisë me kartë identitetit mund të udhëtojnë në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi. Shtetasit shqiptarë me kartë identitetit mund të udhëtojnë në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi.

Ndërsa qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës me kartë identiteti mund të udhëtojnë vetëm në Mal të Zi dhe Serbi. Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza të ndërsjallta për të udhëtuar në shtetet përkatëse, përkundër rastit me qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

SHKARKO APP