”Balona spiune” ka fluturuar mbi 40 shtete, SHBA nxjerr përfundime nga mbetjet që gjeti në det

”Balona spiune” e Kinës që fluturoi për disa ditë mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ishte lëshuar për qëllime meteorologjike, por për spiunazh. Në këtë përfundim ka dalë sot administrata Biden pasi zyrtarët tërhoqën nga deti mbetjet e mjetit fluturues pasi u qëllua me avionë luftarakë.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, administrata Biden ka dalë në përfundimin se balona funksiononte me teknologji të mbikëqyrjes elektronike, të aftë për të monitoruar komunikimet në tokën amerikane.

“Balona mund të mblidhte sinjale të inteligjencës dhe ishte pjesë e një flote që ka fluturuar në më shumë se 40 shtete në pesë kontinente”.

Mjeti fluturues, sipas SHBA-së, ka qenë pjesë e një flote balonash të Republikës Popullore të Kinës, të ndërtuara posaçërisht për të kryer operacione vëzhgimi. Prodhuesi, tha më tej zyrtari, është i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.

SHKARKO APP