Ban Ki-Moon do zëvëndësohet nga një ballkanas?

Raundi i parë i votimeve për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, nuk ka qënë shumë shpresëdhënës për kandidatët që janë kandiduar për të zëvëndësuar Ban Ki-Moon në postin e Sekretarit të Përgjithshëmtë OKB-së.

Në raundin e parë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “fitore” dhe suksesin më të madh e ka arritur ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres.

Ai tashmë i prin listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, e kanë konfirmuar burimet diplomatike, që e transmeton Agjencia „AFP“. Kurse në pozitën e dytë është ish presidenti slloven Danilo Türk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatë të tjerë janë ndërkaq edhe Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?