Bashar al-Asad: SHBA-të duhet të largohen nga Siria

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, tha se do të rikthejë kontrollin e zonave që mbahen nga Forca Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, dhe se forcat amerikane duhet të kenë mësuar nga Iraku dhe të largohen nga Siria.

Në një intervistë për “Russia Today”, Asad tha mes të tjerash se qeveria siriane “ka nisur të hapë dyert për negociata” me kurdët, që kontrollojnë zona në veri dhe lindje të Sirisë, ku janë të stacionuara edhe forcat amerikane.

“Dialogu është opsioni i parë. Nëse jo, ne do t’i çlirojmë ato zona me forcë. Amerikanët duhet të largohen”, – tha Asad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu përgjigjur përshkrimit që i ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump, kur e ka quajtur “kafsha Assad”, presidenti sirian tha: “Çfarë thua, ashtu je”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?