FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip shtrohet në spital

Princi Philip, duka i Edinburgut është shtruar në spital në qendër të Londrës për një operacion të planifikuar në ije (legen), -tha zëdhënësi i Buckingham Palace.

Operacioni do të zhvillohet të mërkurën në spitalin King Edward VII në Marylebone.

Princi Philip, 96 vjeç, u tërhoq nga detyrat mbretërore gushtin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë nga Buckingham Palace u tha: “Lartësia e tij mbretërore Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin Mbreti Edward VII në Londër këtë pasdite për një operacion të planifikuar në ije, i cili do të zvillohet nesër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përditësimet e mëtejshme do të jepen kur të jetë e përshtatshme.”

Duka shpalli pensionin e tij në maj 2017, pas dekadave të mbështetjes së Mbretëreshës, si dhe duke marrë pjesë në ngjarje për bamirësitë dhe organizatat e tij.

Një muaj më vonë ai u shtrua në spitalin Mbreti Edward VII pas një infeksioni të hershëm.

Angazhimi i tij i fundit solo ishte më 2 gusht të vitit të kaluar, kur ai ndoqi një paradë të Royal Marines jashtë Buckingham Palace, si kapiten i përgjithshëm i trupit.

Ndërhyrja po kryhet në një kohë të zënë për familjen mbretërore, ku dukesha e Cambridge do të  lindë fëmijën e saj të tretë këtë muaj, dhe dasma e Princ Harry me Meghan Markle do të mbahet në maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?