Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës infektohet me Covid-19
Është infektuar me koronavirus Olena Zelenskiy, bashkëshortja e presidenti të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga vet presidenti Volodomyr Zelenskiy.
Zyra e presidentit njoftuan se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.
Zelenskiy ka rezultuar negativ ndaj testit për koronavirus dhe tani do të vazhdojë testimin ditor dhe kontrollet tjera mjekësore.
Ndërkohë, Zelenskiy, njoftoi përmes rrjetit social Facebook se rezultati pozitiv i testit e zuri në befasi pasi ajo dhe familja e saj i kanë respektuar të gjitha këshillat.
“Sot, unë pranova rezultatin pozitiv të testit për koronavirus. Lajm i papritur, sidomos duke konsideruar se familja ime dhe unë kemi zbatuar të gjitha rregullat”, tha ajo.
Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë tha më 12 qershor se numri total i rasteve me koronavirus në vend është 29,753 dhe teksa 870 pacientë kanë humbur jetën.