Batohet autobusi me turistë, 26 të plagosur

Një autobus me turistë maqedonas në Serbi është batuar dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 26 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë turistë.

Raportohet se aksidenti është konfirmuar edhe nga ambasada maqedonase në Beograd, e cila konfirmon se automjeti i rrëzuar ishte me turistë, nënshtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre është lënë të kthehet në shtëpi pas trajtimit mjekësor në spital.

Mësohet se në spital është mbajtur vetëm pacientja, e cila ka lëndime më të rënda dhe ajo është vendosur në Neurokirurgji në Qendrën urgjente në Nish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsej 26 persona janë lënduar në aksidentin me autobus. Ai u përmbys duke dërguar udhëtarë në një ekskursion njëditor në Kopaonik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?