Bayern München nuk di të ndalet, fiton 5-0 ndaj Werder Bremen. Mbajnë kreun e renditjes me 12 pikë

Bayern München pas triumfit 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve, fituan 5-0 në kampionat ndaj Werder Bremen.

Skuadra ishte dominuese në takimin e javës së katërt në Bundesligë. Olise zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me miqtë që shënuan edhe tre herë të tjera me Kane, Olise dhe Gnabry.

Bayern München mban kreun e renditjes me 12 pikë të grumbulluara. Në ndeshjet e tjera, u prodhuan gola të shumtë gjithashtu.

Feriburg triumfoi 0-3 ndaj Heidenheim në transfertë, ndërsa Union Berlin mposhti 2-1 skuadrën e Hofenheim. Bochum dhe Kiel, ndanë pikët mes tyre, pas barazimit 2-2.

SHKARKO APP