BBC ndërmerr veprime ligjore për të rrëzuar padinë 10 miliardë dollarëshe të Donald Trump
Transmetuesi publik britanik BBC ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore për të rrëzuar padinë për shpifje prej 10 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump.
Padia lidhet me një episod të emisionit Panorama, transmetuar në vitin 2024, i cili u kritikua nga Trump pasi, sipas tij, i ka dhënë përshtypjen se ai kishte inkurajuar mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin më 6 janar 2021.
Në dokumentarin në fjalë, një klip nga fjalimi i Trump-it u montua në mënyrë të tillë që e paraqiste atë duke thënë:
“Ne do të shkojmë në Kapitol… dhe unë do të jem atje me ju. Dhe ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë tona.”
Avokatët e Trump pretendojnë se ky ndryshim i fjalimit është “i rremë dhe shpifës”, duke kërkuar dëmshpërblim deri në 10 miliardë dollarë.
Nga ana tjetër, BBC ka bërë të ditur se do të paraqesë një mocion për rrëzimin e padisë, duke argumentuar se gjykata e Floridës nuk ka juridiksion mbi të.
Sipas BBC-së, dokumentari nuk është krijuar, prodhuar apo transmetuar në Florida dhe pretendimi i Trump se materiali ka qenë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara përmes shërbimit BritBox është i pavërtetë.
KOHA JONË SONDAZH
Si ishte viti 2025 për ju?
Results
Vota totale: 26101

