BE, 300 miliardë euro financim për vendet e varfra

Kur flitet për “Rrugën e mëndafshit”, tashmë nuk i referohesh udhës së vjetër që duke kaluar pothuajse të gjithë vendet e Azisë, mundësoi tregtinë midis Kinës dhe Europës për qindra vjet.

Mrekullia tregtare është zëvendësuar si term nga sipërmarrja bashkëkohor e qeverisë kineze, që në 2013 shpalosi një plan madhështor investimesh në infrastrukturë për vendet në zhvillim, kryesisht në Afrikë, por edhe ne rajone të tjera, si përshembull Ballkani.

”Rruga e Mëndafshit” e re, zyrtarish ”One Belt, One Road” po zgjeron hegjemoninë e Pekinit në pjesën më të madhe të këtyre vendeve, që tashmë varen ekonomikisht nga vendimmarrja kineze.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e G7 firmosën një marrëveshje e quajtur ”Build Back Better World”, ambicioze në letër, por që nuk ka parë ende iniciativa konkrete dhe ku fondet e parashikuara, për momentin nuk shkojnë më shumë se 60 miliardë dollarë.

SHKARKO APP