BE dhe SHBA dënon vendimin e Moskës, Zelensky: Çdo pjesë e vendit do i mbetet Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë. Homologu nga Ukraina,  Volodymir Zelensky thotë se vendi i tij do të aplikojë për një anëtarësim të shpejtë në NATO. Sipas tij, çdo pjesë e vendit do i mbetet Ukrainës ndërsa iu përgjigj edhe ftesës së Putin për bisedime.

“Sot Ukraina po paraqet aplikimin e saj për tu bashkuar me aleancën Veri-Atlantike. Është e qartë se është pamundur që ne të dialogojmë me Presidentin Putin”.

Edhe komuniteti ndërkombëtar ka reagur ashpër ndaj Moskës. 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian përmes një deklarate thane se nuk i njohin referendumet për aneksimin e territoreve.

Sanksione të reja ndaj Rusisë paralajmëroi edhe Presidenti Amerikan Joe Biden që dënoi përpjekjet e Moskës për marrjen e territoreve ukrainase.

SHKARKO APP