”BE e dënuar të dështojë”, nëse nuk krijohet ushtria…

Koordinatori i Brexit në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, ka risjellë diskutimet për krijimin e ushtrisë nën diktatin e Bashkimit Europian.

Në Parlamentin Europian në Strasburg, aty ku u mbajtën debate lidhur me të ardhmen e Europës, Presidenti Francez Emmanuel Macron, tronditi parlamentin duke deklaruar se BE-ja është “e dënuar të dështojë” nëse nuk bën ndryshimet e nevojshme.

Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës në mes të viteve 1999 dhe 2008, tha: “Si me Brexit, nëse një shtet anëtar lë familjen europiane, vështirë se mund të përshkruhet si një sukses”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përshkruar sulmet ndaj Sirisë nga Britania, SHBA dhe Franca pas sulmit të armëve kimike në periferi të Damaskut në Douma, ai shtoi: “Kjo ndërhyrje gjithashtu tregon dobësinë tonë. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar lëshojnë raketa, por jo Bashkimi Europian si një i tërë. 65 vjet pasi Asambleja Kombëtare ankortoi Komunitetin Europian të Mbrojtjes, një ushtri europiane ende nuk ekziston”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Verhofstadt i referohet një pakti ushtarak të vitit 1952 ndërmjet gjashtë vendeve themeluese të BE-së, por traktati nuk u ratifikua nga Franca dhe prandaj nuk hyri në fuqi.

Vitin e kaluar, planet u vunë në lëvizje për një ushtri të BE-së, pasi 23 shtete nënshkruan një marrëveshje ushtarake. Ata kanë rënë dakord të bashkojnë fondet e kërkimit, por ende sot ka kundërshtim të konsiderueshëm kombëtar ndaj idesë të krijimit të një ushtrie të BE-së.

Verhofstadt ka kërkuar “një projekt të ri transnacional të nxitur nga një moment i vërtetë pan-evropian” dhe filloi një sulm ndaj “mosveprimit” të BE-së kur u përball me çështje të tilla si: kriza financiare, mungesa e reformës bankare brenda eurozonës dhe regjimet autoritare në Hungari dhe Poloni.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?