BE e shqetësuar për rrezikun e pasojave rajonale pas ndërhyrjes saudite në Jemen

Bashkimi Evropian u shpreh sot i shqetësuar për rrezikun e pasojave rajonale, pas ndërhyrjes ushtarake saudite në Jemen kundër rebelëve shiitë duke u shprehur bindjen se veprimi ushtarak nuk është një zgjidhje.

 “Ngjarjet e fundit në Jemen kanë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme situatën tashmë të brishtë në vend dhe rrezikojnë të kenë pasoja të rënda rajonale”, konfirmoi në një komunikatë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

 “Jam e bindur se veprimi ushtarak nuk është një zgjidhje”, shtoi ajo pas ndërhyrjes ushtarake të Arabisë Saudite kundër avancimit të rebelëve shiitë të mbshtetur nga Irani, që e ka dënuar ashpër këtë operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?