BE heq sanksionet ndaj familjes së Millosheviçit

Në vitin 2000 janë ngrirë asetet e Millosheviçit, gruas së tij Mirjana Markoviç, birit të tij Marko, ish- presidentit serb Milan Milutinoviç dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Dragoljub Ojdaniç.

Një burim i BE-së ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sanksionet janë hequr për shkak se këta persona nuk përbëjnë më rrezik për Bashkimin Evropian.

Millosheviç  është akuzuar për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë gjatë viteve ’90.

Ai po ashtu është përballur me akuza për genocid gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, ku kanë vdekur 100.000 njerëz.

Millosheviç është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në gjykatën e Hagës më 11 mars 2006

SHKARKO APP