BE i kërkon Serbisë të vendosë sanksione mbi Rusinë

“Është shumë e rëndësishme dhe ne presim që Beogradi të plotësojë këtë detyrim,” tha Hahn për gazetën Vecernje Novosti. Hahn tha se ai e kuptonte lidhjen historike mes Serbisë dhe Rusisë dhe pranonte se vendimi për Beogradin nuk është i lehtë, por përsëriti që Serbia vetë e ka bërë anëtarësimin në BE objektivin e vet strategjik kyç. “Vendi juaj identifikoi anëtarësimin në BE si një objektiv kyç strategjik, në të cilin kryeministri [Aleksandar] Vucic konfirmoi gjatë një vizite të kohëve të fundit të Presidentit [të Rusisë] Putin në Serbim” vërejti ai. Hahn, i cili po viziton Beogradin për herë të parë që kkur u bë komisioner i Bashkimit Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, tha se angazhimi themelor i Serbisë për vlerat dhe interesat e BE-së qe veçanërisht i rëndësishëm për shkak se ky vend do të marrë udhëheqësinë e OSBE-së vitin e ardhshëm.

“Ky angazhim nuk duhet të vihet në pikëpyetje në favor të balancimit mes BE-së dhe Rusisë,” tha ai. Si kryetare e OSBE-së më 2015, Serbia do të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në trajtimin e krizës në Ukrainë mes qeverisë dhe separatistëve pro-Rusë në lindje. Qëndrimi zyrtar i Serbisë për Ukrainën është i dyfishtë. Ndërsa thotë se respekton integritetin territorial të Ukrainës, ajo ka refuzuar deri tani të bashkohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Kryeministri Vucic të mërkurën tha se Serbia nuk mund t’i lejojë vetes ndërprerjen e lidhjeve ekonomike me Rusinë. Si karamele, Hahn tha se kjo mund të ndihmojë Serbinë të lëvizë përpara drejt anëtarësisë në BE.

“Unë do të punoj personalisht fort dhe do të jem në Beograd shumë shpesh në të ardhmen, në mënyrë për t’u siguruar dhe për të kontribuar që Serbia të bëhet anëtar i Bashkimit sa më parë të jetë e mundur,” tha Hahn në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vucic të enjten. Ai shtoi se anëtarësia në BE qe e rëndësishme për ekonominë e Serbisë sepse mund të sjellë “përfitime të dukshme për qytetarët e Serbisë dhe më shumë para në xhepat e tyre”. Hahn vërejti se dy të tretat e investimeve të huaja në Serbi vijnë nga bE dhe se e njëjta gjë është edhe te importet dhe eksportet dhe se BE është “gjerësisht partneri më i rëndësishëm ekonomik i Serbisë.”

“Unë kam në plan të organizoj konferenca në Serbi për nxitjen e investimeve dhe krijimit të vendeve të punës,” tha ai. “Serbia është në rrugë të mbarë, duke luftuar korrupsionin, duke përmirësuar sistemin e drejtësisë dhe duke krijuar të gjitha parakushtet për mbërritjen e investitorëve të rinj,” shtoi Hahn.

SHKARKO APP