BE-ja propozon një kompromis për marrëdhëniet tregtare me Kinën
BE-ja propozoi sot një kompromis në lidhje me marrëdhëniet në të ardhmen në planin tregtar me Kinën, duke siguruar Pekinin që pretendon statusin e ekonomisë së tregut në Unionin Evropian, dhe përgjigjur shqetësimeve të evropianëve përballë dominimit të tregut dhe praktikave të tjera aspak konkurruese të kësaj sipërmarrjeje botërore.
“Ne nuk do t’i japim statusin e ekonomisë së tregut Kinës në Bashkimin Evropian por do t’i përmbahemi angazhimeve tona ndërkombëtare. Do të punojmë për një zgjidhje ligjërisht të konsoliduar dhe ekonomikisht të përgjegjshme”, saktësoi një zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen gjatë një konference shtypi në Bruksel.
Çështja e dhënies së statusit të ekonomisë së tregut Kinës do të ishte në fakt mjaft shqetësuese për shumë industrialistë evropianë, prodhues të paneleve diellore me material çeliku duke ngjallur dyshimin e një konkurrence të pandershme nga ana e Kinës.
KOHA JONË SONDAZH

