BE, Juncker paraqet planin për investimin e 315 miliardë eurove

“Ne do të krijojmë një fond të ri evropian për investimet strategjike, që do të mundësojë mobilizimin e 315 miliardë eurove për tre vitet e ardhshme”, deklaroi Juncker para Parlamentit Evropian. 
Plani do të mbështetet në një pjesë të buxhetit evropian dhe tek Banka Evropiane e Investimeve (BEI), krahu financiar i BE-së, por nuk do të ushqehet nga kontributi i drejtpërdrejtë i shteteve anëtare, ndonëse dera është lënë e hapur që shtetet të marrin pjesë.
 
“Shtetet anëtare duhet të marrin pjesë në këtë fond për të rritur efikasitetin e tij”, theksoi Juncker në gjermanisht, me një këreksë të drejt për drejtë për Berlinin.
 
Duke iu përgjigjur kritikave për mungesë ambicje të planit, ai theksoi se “paratë e mobilizuara janë më shumë nga çmund të bëjnë vetë vendet anëtare”.
 
Ai nuk përjashtoi kalimin e shumës prej 315 miliardë eur. “Ne kemi nevojë për një mekanizëm elastik, të thjeshtë për përdorim që mund të zhvillohet gjatë kohës. Ai do të rishikohet në vitin 2018, 2019, 2020″, tha ai.

SHKARKO APP