BE: Mbi 50% e europianëve të rritur janë vaksinuar plotësisht

200 milion europianë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Kjo i bie më shumë se 50% e popullatës së rritur në BE, njoftoi sot Komisioni Evropian, duke synuar 70% të të rriturve që të vaksinohen deri në verë.

“Deri më sot, 200 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht në Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësja e Komisionit Dana Spinad në një konferencë për shtyp.

Edhe Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter, shkroi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më shumë se 200 milion të rritur në BE tani janë plotësisht të vaksinuar! Kjo përbën rreth 55% të popullsisë së rritur në BE. Vaksinimi i plotë na mbron nga ndryshimet dhe do të na ndihmojë të shmangim një valë të re infeksionesh. Le të vaksinohemi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?