BE miraton listën me pika, për të ndaluar abuzimin me pushtetin pas zgjedhjeve

Komiteti i Ministrave të Bashkimit Europian ka rënë  dakord sot për një listë me disa pika që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve të ruajnë praktikat demokratike.

Lista-e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi i ekspertëve kushtetues të Këshillit të Evropës- u jep qeveria vija udhëzuese se si të ruajnë parimin ‘checks and balances’ të demokracisë, pavarësisht llojit të sistemit që përdoret në vend.

Ajo pason një paralajmërim të Komisionit të Venecias, të cilit i bënte jehonë ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në raportin e tij të vitit 2016, se disa qeveri, pasi fitonin zgjedhjet, përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxitur të miratojnë ligje a debat të vërtetë politik, e duke shkarkuar gjyqtarë e zyrtarë të pavarur për të bërë vetë emërime.

Lista thekson se demokracia është më tepër se ‘fituesi i merr të gjitha’ dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë të dyja përgjegjësinë për të ruajtur praktikat efektive demokratike.

 

SHKARKO APP