BE në rrezik, përplasje mes shteteve. Kriza e kësaj vere është…
BE-ja është në rrezik nga një përmbysje, pasi udhëheqësit nga blloku vazhdojnë të përplasen për krizën e mundshme të migrimit që pritet të ndodh këto muaj.
Kombet po fillojnë të rebelohen kundër planeve të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për të përfshirë më shumë fonde për refugjatët në buxhetin e ardhshëm të BE-së, kryesisht nga qeveria e re Italiane. Tensionet arritën kulmin kur Matteo Salvini, ministri i ri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministri i Romës, nuk pranuan një anije që mbante 630 emigrantë.
Malta gjithashtu ka refuzuar të pranojë emigrantët. Kryeministri i ri i Spanjës, Pedro Sanchez, i udhëzoi zyrtarët e portit për të mirëpritur anijen e refuzuar nga Italia në Valencia.
Komisioneri Europian, Dimitris Avramopulos paralajmëroi Brukselin se blloku “nuk mund të përballojë një tjetër përsëritje krize nga refugjatët, si ajo e vitit 2015”. Shefi i Bashkimit Europian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se vendet anëtare duhet të ndajnë përgjegjësinë sepse “kriza e migracionit ka vënë në rrezik projektin europian”.
“Puna jonë nuk ka mbaruar. Ne duhet të jemi të përgatitur sepse nuk mund të përballojmë një tjetër fluks të emigrantëve si ajo e vitit 2015, as politikisht as financiarisht. Ne nuk duhet të lejojmë që migrimi të jetë një element ndarës mes nesh, sepse për fat të keq disa pozicione të marra nga partitë politike në disa qeveri janë shumë shqetësuese, jo për të ardhmen e politikës sonë të migracionit, por për të ardhmen e shtëpisë sonë të përbashkët europiane. Kriza e migracionit ka vënë në rrezik projektin europian, kështu që është një çështje jo vetëm e përgjegjësisë politike, por e përgjegjësisë historike për të gjithë ata që të marrin pjesë në përpjekjet tona të përbashkëta për të ndarë përgjegjësinë dhe për të arritur qëllimin tonë”.
Presidenti i Francës, Macron është shprehur se Italia po “luante politikën” duke refuzuar të merrte emigrantët nga bregu i Libisë. Zëdhënësi i presidentit francez, Benjamin Griveaux tha se ai kujton se “në rastet e shqetësimit, ata që kanë bregun më të afërt kanë përgjegjësinë për t’u përgjigjur”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

