BE nuk do të njohë zgjedhjet e paligjshme të mbajtura në lindje të Ukrainës

Zgjedhjet të organizuara nga separatistët pro-rusë në dy republikat e vetëshpallura “Republikën Popullore Donjeck” dhe “Republikën Popullore Luhanjsk” janë të paligjshme dhe jolegjitime dhe paraqesin pengesa të reja në procesin paqësor, thuhet në njoftimin për shtyp të  Shefes së re të Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Ajo theksoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kundërshtojnë protokollin e nënshkruar në Minsk ndërmjet qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë dhe paraqesin pengesë për zgjidhjet politike, dhe kërkoi nga të dyja anët të angazhohen rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në përputhje me ligjet e Ukrainës.

Dje në republikat e vetëshpallura në lindje të Ukrainës, të kontrolluara nga grupet separatiste, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të panjohura nga Kievi zyrtarë. Qytetarët e këtyre rajoneve lindore të Ukrainës kanë votuar në gjithsej 364 qendra votimi në Donjeck dhe 95 në Luhanjsk. Të drejtë vote kishin rreth tri milionë qytetarë. Autoritetet ukrainase nuk i njohin zgjedhjet dhe paralajmëruan se ato do të krijonin vetëm probleme të reja dhe të komplikojë procesin paqësor në lindje të vendit.

SHKARKO APP