FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE nxit unitetin, liderët takohen për samitin e vaksinave

Vendet europiane nuk duhet t’i kthehen njëri-tjetrit, mes tensioneve në rritje mbi furnizimet e vaksinave Covid, ka thënë presidenti i Parlamentit të BE. ”Nuk ka kuptim që ne të kthehemi ndaj njëri-tjetrit, ashtu si nuk ka kuptim të mendojmë se të tjerët po bëjnë më shumë”,-tha Presidenti i Parlamentit Evropian David-Maria Sassoli në një konferencë shtypi të enjten.

Thirrja për unitet vjen ndërsa udhëheqësit e BE zhvillojnë bisedime virtuale për të diskutuar furnizimet dhe përmirësimin e shpërndarjes në 27 vendet anëtare të bllokut. Disa vende janë ankuar që dozat nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë. Liderët e BE do të vendosin nëse do të miratojnë propozimet për të forcuar kontrollet e eksportit.

Kontrolle të tilla mund të ndikojnë në furnizimin me Mbretërinë e Bashkuar, ku kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar kundër vendosjes së “bllokadave”. Disa shtete të BE, të udhëhequr nga Austria, po bëjnë thirrje për një rishikim në metodën e shpërndarjes së bllokut, pasi nuk arritën të marrin doza të mjaftueshme këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?