FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Befason Putin: Si spiun e kam kaluar shumë mirë në Gjermaninë Lindore

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kur ka qenë i angazhuar si spiun në Gjermaninë Lindore, ka arritur një përvojë të jashtëzakonshme duke rekrutuar agjentë dhe duke punuar me operativistë.
“Ata kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm, të klasës së parë me bindje, intelekt, moral, qëndrueshmëri dhe forcë jetësore. Kjo për mua ka qenë përvojë e jashtëzakonshme”, ka theksuar Putin në dokumentarin Rendi botëror 2018, përcjell TASS.

Në pyetjen e se si spiunimi rus reflektohej në situatën politike gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë dhe se a dallonin shumë informatat dhe projeksionet e tyre nga ato që vërtetë ndodhën më vonë, kryetari rus është përgjigjur se për të kjo është pyetje e vështirë për të “sepse në atë kohë ka qenë vetëm spiun i thjeshtë”.

“Nuk jam marrë me kurrfarë pune analitike, dhe në përgjithësi tani nuk mund ta di se çfarë i ka dërguar marrësit të informacionit, përkatësish çfarë ka dërguar shërbimi informativ në Gjermanin ë Lindore dhe te shërbimet tjera. Për këtë është më mirë ta pyesni Gorbaçovin”, ka thënë Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?